Theranda fiton titullin në Kampionatin e Kosovës U14

Volejboll

Theranda fiton titullin në Kampionatin e Kosovës U14

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 16:23
Theranda

Ekipi i drejtuar nga trajneri Valon Mustafa, Theranda, ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës në volejboll, pas një performanceje inspiruese në finale kundër Kastriotit, të dielën, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Theranda tregoi paraqitje jashtëzakonisht dominuese në setin e parë, të cilin e fitoi me rezultat impresiv 25-3, për të hasur në rezistencë të fuqishme në setin e dytë nga vashat e Vildane Jasharit, të cilat luftuan shumë por e gjetën të pamundur të evitojnë disfatën 25-22 (2-0 në sete).

Të dy ekipet është e qartë se kanë një bazë të fortë talentesh mbi të cilat mund ta ndërtojnë të ardhmen.

Trofeu për kampionin u dhurua nga presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ndërsa medaljet u ndanë nga nënkryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi dhe Agim Lumi, ish-volejbollist dhe gjyqtar.

FVK uron të gjitha ekipet e përfshira këtë fushatë për shpirtin garues të treguar, derisa përgëzon kampionin dhe i uron fat nënkampionit në edicionet e ardhshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat