Shqiptari i Kosovës debuton me Gjermaninë ndaj SHBA-së

Volejboll

Shqiptari i Kosovës debuton me Gjermaninë ndaj SHBA-së

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:34
Leon Dervishaj

Volejbollisti me prejardhje nga Kosova, Leon Dervishaj, sot debutoi për kombëtaren e Gjermanisë, në ndeshjen e Ligës së Kombeve të Botës.

Gjermania pësoi humbje e rezultat 3:1 (25:21, 25:19, 22:25, 25:18) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leoni bëri paraqitje të mirë në fanellën e gjermanëve.

Ai është djali i legjendës së volejbollit të Kosovës, Bujar Dervishaj.

Volejbollisti i ri, Leoni, padyshim se kishte emocione në debutimin e tij në përballje ndaj amerikanëve.   

Edhe një sukses i madh për një shqiptar nga Kosova, sidomos në sportin skofiar, ku kemi një numër shumë të vogël që luajnë në nivele të larta. 

Prindi i tij, Bujari, ndihet krenar për djalin e tij dhe paraqitjen në nivelin më të lartë.

SHBA renditet në vend të tretë me 20 pikë dhe gjermanët të 11-tin me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat