FVK: 30 trajnerë certifikohen nga FIVB për nivelin 1

Volejboll

FVK: 30 trajnerë certifikohen nga FIVB për nivelin 1

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:07
FVK: 30 trajnerë certifikohen nga FIVB për nivelin 1

Mbyllet kursi i organizuar nga FVK dhe KOK - 30 trajnerë certifikohen nga FIVB për nivelin 1

Kursi për zhvillimin dhe avancimin e trajnerëve kosovarë të volejbollit, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), nën ligjërimin e instruktorit sllovak Martin Nemec, ka përfunduar sot, më 5 korrik. Rreth 30 trajnerë u certifikuan për nivelin 1 nga FIVB.

Kursi u mbajt në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Prishtinë për pesë ditë, me trajnerët që iu nënshtruan pjesës teorike dhe praktike.

FVK uron trajnerët për kryerjen me sukses të kursit dhe njofton se do vazhdojë të kontribojë tutje në zhvillimin dhe edukimin profesional të tyre në të ardhmen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat