Vashat Dardane pësojnë humbje

Volejboll

Vashat Dardane pësojnë humbje

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 14:53
Vashat Dardane

Kombëtarja e Kosovës U20, femrat, zhvillon ndeshjen e parë të Evropianit kundër Spanjës!

Dyshja përfaqësuese e Kosovës në Kampionatin Evropian të volejbollit në rërë për grupmoshën nën 20-vjeç, i cili po zhvillohet në Izmir të Turqisë,

Yllka Jashari/Melirona Avdullahu e drejtuar nga trajnerja Vildane Jashari, ka zhvilluar përballjen e parë në kuadër të Grupit C, kundër çiftit spanjoll Binimelis/Fernandez da Silva, të enjten në mëngjes.

Vashat "Dardane" pësuan humbje me rezultat 2-0 (21-10, 21-15) në sete.

Spanja ishte një rival i fortë dhe me eksperiencë të madhe në garat e nivelit më të lart evropian, andaj paraqitja e ekipit kosovar ishte mjaft dinjitoze.

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon kundër dyshes gjermane Berndt/Faroß sot, e enjte, me fillim nga ora 16:50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat