Hajdaraj mbetet të Peja

Volejboll

Hajdaraj mbetet të Peja

Nga: K.G. Më: 16 korrik 2022 Në ora: 13:08
Hajdaraj

Volejbollisti më i mirë në Kosovë, Bardhyl Hajdaraj, vazhdon me kampionin e Kosovës, Pejën.

Hajdaraj është lojtar që i jep edhe më shumë motiv ekipit pejan.  

“Lojtari më i mirë i shpallur ndër vite në volejbollin e Kosovës, z. Bardhyl Hajdaraj vazhdon kontratën me klubin.

Bardhi i vendosur të ndihmoj klubin e zemrës për arritjen e objektivave, Hajdaraj, i shpallur kampion për më se 19 herë deri më tani, synon që të arrij kuotën e 20 titujve te tij personal me ekipin më te trofeshëm në vend.

Mbesim të përkushtuar për të përfaqësuar sa më denjësisht qytetin tonë në garat vendore dhe jo vetëm.

Kampioni mbetet tek kampioni!”, njofton KV Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat