Gati për Kampionatin Ballkanik

Volejboll

Gati për Kampionatin Ballkanik

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 13:07
Gati për Kampionatin Ballkanik

Gati për Kampionatin Ballkanik në Beach Volley që mbahet në Kosovë!

Federata e Volejbollit të Kosovës do ta ketë kënaqësinë të organizojë Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, në të dy konkurrencat, mes datave 22-24 korrik.

Në këtë kampionat, i cili fillon të premten - 22 korrik, me fillim nga ora 09:30 - përkrah Kosovës, do të marrin pjesë edhe Kombëtaret si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.

Ndeshjet luhen në fushën e "Holiday Resort" të Sllatinës s Madhe, mes datave të lartpërmendura.

Përballjet finale luhen të dielën me fillim nga ora 15:00 respektivisht 16:00, dhe transmetohen në Radio Televizionin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat