Maliqi: Konkurrenca është e fortë

Volejboll

Maliqi: Konkurrenca është e fortë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:33
Maliqi: Konkurrenca është e fortë

Volejbollisti Ermal Maliqi, pjesë e ekipit të Kosovës në konkurrencën e meshkujve, para Kampionatit Ballkanit të grupmoshës U22, që do të zhvillohet në Kosovë, është i gatshëm për sfida. 

"Përgatitjet kanë shkuar mjaft mirë. Për aq kohë sa kemi pasur, mendoj se jemi përgatitur mjaftueshëm. Për këtë organizimin nga FVK, ne ndihemi të privilegjuar dhe shumë me përgjegjësi që do ta përfaqësojmë shtetin tonë.

"Konkurrenca është e fortë, ku pjesmarrës në këtë garë do te jenë ekipet më të forta të Ballkanit të gjeneratës U22 nga shtete si Turqia, Rumania, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Herën e fundit kemi përfunduar në vendin e dytë, edhe këtë vit besoj që do kemi paraqitje të mira dhe plasman sa me te lartë", tha Malqii për faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat