Media e Banjallukës që drejtohet nga serbët, kështu e paraqet Dritën e Gjilanit!

Volejboll

Media e Banjallukës që drejtohet nga serbët, kështu e paraqet Dritën e Gjilanit!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2022 Në ora: 13:29
Drita

Drita e Gjilanit, kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës (femrat), i ka të njohur rivalet, që do të luajë në garat ballkanike “BVA Cup Women” në volejboll.

Media e Banjallukës, “Monda.ba”, që drejtohet nga serbët, ka shkruar për garën por çuditërisht Kosovën e fut në thonjëza, edhe një akt i turpshëm i tyre, medium që dirigjohet nga kuzhina e Beogradit. 

“Turneu do të luhet nga 21 deri më 25 shtator dhe përveç Banjallukës, për titull do të luftojnë edhe AEK (Greqi), Drita (Kosovë), Rabotniçki (Maqedonia e Veriut), Dinamo (Rumani), Partizani (Serbi)) dhe PTT (Turqi)”, shkruan mes të tjera ky medium.

Nga ana tjetër, kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, do të përgatitet për këtë ngjarje të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat