Ish lojtarja më e mirë e Kosovës, e zhgënjyer me volejbollin e Kosovës 

Volejboll

Ish lojtarja më e mirë e Kosovës, e zhgënjyer me volejbollin e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2022 Në ora: 14:48
Feime Shala

Volejbolli po përjeton krizën më të madhe me rezultate dhe cilësi!

Nuk ka kurrfarë rezultati në garat evropiane as me kombëtaren e Kosovës as me klube, kjo është katastrofë më e madhe e një sportit në vendin tonë!

Ish volejbollistja më e mirë e Kosovës, Feime Shala, që jeton e vepron në Zvicër, është e zhgënjyer me volejbollin në vendin tonë. Ajo tregon se cilat liga i përcjell por jo edhe volejbollin e Kosovës.  

“Deri në vitin 2017 e kam përcjell gjatë gjithë kohës edhe pse nuk kam qenë prezente në Kosovë, por nga 2017 nuk e përcjelli aspak volejbollin e Kosovës, arsyet janë të shumta. Por e përcjelli ligën e Italisë, Gjermanisë etj.”, thotë Shala në një intervistë për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Unë mendoj se volejbolli në kohën time ka pas shumë cilësi, edhe pse volejbolli ka pësuar ndryshime unë nuk shoh tani cilësi”, tha Shala, ish volejbollistja më e mirë po ashtu edhe e gjeneratës së sakrificës dhe një kohë edhe nënkryetare e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat