Federata e Volejbollit e Kosovës, i kundërpërgjigjet me një foto kundërshtarëve 

Volejboll

Federata e Volejbollit e Kosovës, i kundërpërgjigjet me një foto kundërshtarëve 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:45
Federata e Volejbollit e Kosovës, i kundërpërgjigjet me një foto kundërshtarëve 

Federata e Volejbollit e Kosovës, dje ka mbajtur një mbledhje në katin e katërt të selisë së saj në Prishtinë, duke caktuar edhe datën për fillimin garave për edicionin e ri.

Përveç kësaj kanë bërë një fotografi të përbashkët si asnjëherë më parë, duke treguar unitetin e tyre si bord dhe duke dhënë një mesazh të qartë edhe për të gjithë kundërshtarët, të paktën kështu duket!

Fotografinë që ka postuar në storje kryetari i FVK-së, Bahri Gjinovci dhe nënkryetarja Mimoza Shkodra, shkruan: “Volejbolli 1”. 

Sipas kësaj, ky mesazh domethënë se volejbolli është sporti numër 1. 

Është fakt që janë para basketbollit, hendbollit dhe futbollit, megjithëse këta të fundit nuk pajtohen me këtë renditje që kishte bërë Komiteti Olimpik i Kosovës.

Nga të gjithë në foto, duket se ish kryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi, shihet i pari në të djathtë, nuk duket fort i disponuar për dallim nga të tjerët të gjithë të buzëqeshur. Kur Ibrahimi nuk buzëqesh dhe është i mrrolur, diçka  duket se nuk është në rregull!!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat