Edon Ibrahimi i bashkohet ekipit hungarez: Gjithçka është e re për mua

Volejboll

Edon Ibrahimi i bashkohet ekipit hungarez: Gjithçka është e re për mua

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2022 Në ora: 15:04
Ibrahimi në mes, me kryetarin dhe ish trajneren

Pritje e ngrohtë në Vesprem për kryetrajnerin e ri, Edon Ibrahimi.

Ish trajneri i Fer Volley të Ferizajt, mbrëmë zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin e ri “Veszpremi Egyetemi Sport Club”. 

Ibrahimi është i kënaqur me kolektivin e ri.

Image

Ibrahimi gjatë një këshille

Fillimi paksa ka qenë emocionues e me stres për Ibrahimin, por ajo që e ka fascinuar - mikpritja dhe kushtet e kolektivit. 

Image

Ibrahimi

“Si fillim pak në stres pasi gjithçka është e re për mua nga qyteti deri tek stafi, lojtaret dhe gjithçka por pritja ishte shumë e mirë.

Kushtet për punë janë jashtëzakonisht të mira, neve na mbetet të punojmë sa më shumë drejt realizimit të objektivave”, thotë Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat