Pse Bujar Dervishaj i duhet Kosovës dhe pse u largua?

Volejboll

Pse Bujar Dervishaj i duhet Kosovës dhe pse u largua?

Nga: Kemajl Goca Më: 10 gusht 2022 Në ora: 14:30
Pse Bujar Dervishaj i duhet Kosovës dhe pse u largua?

Para shumë viteve lakohej shumë emri i trajnerit Bujar Dervishaj, duke thur lavde për të dhe i cili sot e drejton me sukses Qendrën Nacionale të volejbollit të Zvicrës. 

Bujar Dervishi i duhet shumë volejbollit të Kosovës, një kuadër që u vlerësua dhe vlerësohet nga ky komunitet në vendin tonë!

Bujari aktualisht është në shtetin zviceran, i gatshëm profesionalisht të ndihmojë kurdo volejbollin e Kosovës.

Burimet tona bëjnë me dije se Bujar Dervishaj nuk është më në krye të Këshillit Profesional të Federatës së Volejbollit të Kosovës.

As Dervishaj nuk e ka konfirmuar zyrtarisht dorëheqjen nga ky këshill  por as FVK deri me tash nuk ka ndonjë njoftim për këtë rast. 

Pavarësisht të gjitha zhvillimeve dhe pakënaqësive që ka shprehur Dervishaj me realitetin që e sheh në sportin skofiar, është një trajner dhe personalitet që i duhet shumë volejbollit tonë, për të ngritur profesionalisht. 

Dervishaj është i zhgënjyer dhe para pak ditëve ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se volejbolli në Kosovës udhëhiqet nga dy – tre veta dhe sipas tij, me dy – tre vende të punës nuk shkohet përpara.

Deklarata e tij sado kudo ka shkaktuar zemërim dhe një dridhje brenda disa individëve të komunitetit të volejbollit.

Dervishaj është mësuar të punojë me kulturën dhe rregullat zvicerane, ndërsa në Kosovë punohet ndryshe, siç ka thënë: “Psh: një trajner të ketë edhe një apo dy asistent të tij e jo një trajner të ketë 20-30 apo 40 fëmijë në një trening plus të merret me pagesa, material etj. etj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat