Kombëtarja humbet edhe në Zvicër, një set nuk mjafton

Volejboll

Kombëtarja humbet edhe në Zvicër, një set nuk mjafton

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:23
Kombëtarja humbet edhe në Zvicër, një set nuk mjafton

Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur 3-1 nga Zvicra në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Europianit. Shqipëria ndodhet në Grupin G bashkë me Zvicrën, Bosnjën dhe Rumaninë.

Kjo është humbja e tretë e kombëtares në grup, ku ka edhe një fitore, duke u pozicionuar në vendin e fundit.

Ndeshja e luajtur në Zvicër nisi mirë për kombëtaren e trajnerit Jani Melka, që fitoi 25-23 setin e parë.

Edhe në setin e dytë kuqezinjtë rivalizojnë disi, por në fund janë vendasit që fitojnë 25-20.

Pas këtij seti, në fushë dominojnë vendasit, që kanë epërsi dhe fitojnë 25-16 e 25-10 dy setet e tjera, duke e merituar fitoren.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat