Kosova pëson humbje të thellë

Volejboll

Kosova pëson humbje të thellë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 19:02
Kosova pëson humbje të thellë

Kombëtarja U19 e Kosovës është mposhtur nga ajo e Turqisë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit A në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Mioveni të Rumanisë.

Vashat kosovare, të drejtuara nga trajneri Lorik Ilazi, e pësuan nga rivali më i fortë në grup dhe favoriti kryesor për të triumfuar në këtë kompeticion, pësuan disfatë me rezultat 3-0 në sete.

"Dardanet" u munduan të bënin më shumë sidomos në setin e tretë, por në fund u desh të pajtohen me rezultatin (25:16, 25:6, 25:16).

Në përballjen e radhës, Kosova ndeshet me Bullgarinë, të ejnten me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat