Tirana bëhet “amerikano-latine”

Volejboll

Tirana bëhet “amerikano-latine”

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 15:08
Tirana bëhet “amerikano-latine”

Skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj, kampione e Shqipërisë, ka konfirmuar transferimin e volejbollistit argjentinas Juan Esteban Rodriguez. 19-vjeçari luan në pozicionin e organizatorit, duke marrë kështu frenat e lojës së skuadrës bardheblu.

Rodriguez është argjentinasi i dytë që do të luajë sezonin e ardhshëm sportiv 2022-2023 me skuadrën e Tiranës. Më herët, klubi bardheblu ka zyrtarizuar edhe Gonzalo La Pera, që ka luajtur edhe gjatë sezonit të kaluar me kryeqytetasit (erdhi në janar 2022).

Organizatori argjentinas është 1.96 metra i gjatë dhe për herë të parë në karrierën e tij luan jashtë vendlindjes. Ai ka luajtur më herët me disa skuadra në Argjentinë.

Një përforcim që konsiderohet me vlera për Tiranën, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në arenën ndërkombëtare, në Challenge Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat