Kosova i jep fund aventurës në Kampionatin Evropian

Volejboll

Kosova i jep fund aventurës në Kampionatin Evropian

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 22:27
Kosova i jep fund aventurës në Kampionatin Evropian

Kosova U18, femra dhe meshkuj, me ndeshjet e sotme i jep fund aventurës në Kampionatin Evropian të Beach Volley!

Ekipet përfaqësuese të Kosovës U18, kanë zhvilluar sot, 3 shtator, ndeshjet e fundit në kuadër të Kampionatit Evropian të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Lutraki të Greqisë.

Ekipi i meshkujve, i përbërë nga dyshja Erit Bajrami/Gani Rexhepi dhe i drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, u mposht 2-0 në sete nga rivali i fortë, Anglia, në duelin për vendin e 25-të.

Në anën tjetër, dyshja jonë në konkurrencën e femrave, Megi Bislimi/Rrezelindë Thaqi, nën drejtimin e trajnerit Lorik Ilazi, u mposht nga Izraeli po ashtu me rezultat 2-0 në sete për të njëjtën pozitë.

Kështu, Kosova U18 kthehet nga Greqia me një eksperiencë të re nga e cila mund të ndërtojë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat