Kosova U20 zhvillon sot ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut

Volejboll

Kosova U20 zhvillon sot ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 12:46
Kosova U20

Kosova U20 zhvillon sot ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut!

Kombëtarja U20 e Kosovës, meshkujt, e udhëhequr nga trajneri Blendi Haxhikadrija, sot, 4 shtator, do të zhvillojë një ndeshje miqësore para Kampionatit Ballkanik, kundër Maqedonisë së Veriut me fillim nga ora 17:00, në Gjakovë.

Kjo përballje do të jetë e nevojshme për të kuptuar më shumë nga forma dhe gjendja fizike e teknike e ekipit, para sfidës së vërtetë në Kampionatin Ballkanik, i cili zhvillohet mes datave 6-10 shtator, në Shqipëri.

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) falenderon sponsorin zyrtar të Kombëtares U20 të Kosovës, 'Hazrolli Group', me pronar Burim Hazrollin, për mbështetjen dhe ndihmesën materiale me veshëmbathje për kontigjentin e volejbollistëve dhe stafin teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat