Niset për në Tajlandë e përfundon në Gjilan, Peja e quan skandaloz!

Volejboll

Niset për në Tajlandë e përfundon në Gjilan, Peja e quan skandaloz!

Nga: K.G. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 16:26
Pamje nga një ndeshje

Një çudi ka ndodhur në sportin skofiar! Volejbollisti Adriatik Berisha niset për në Tajlandë por përfundon në Gjilan, duke iu referuar reagimit të KV Pejës.

“Kryesia e KV Peja shpreh indinjatën e thellë me rastin e largimit të lojtarit Adriatik Berisha nga KV Peja, i cili edhe pas renovimit të kontratës me klubit tonë edhe pse ka marre pagesa në avance në emër të vazhdimit të kontratës me klubin, ai kinse me arsyetimin se ka arritur marrëveshje me një Klub nga Tajlanda, ka kërkuar që ne ta lirojmë dhe sigurisht qe ne për te mos te ia humbur rastin kryesia e ka liruar me kushtin që vetëm nëse shkon në Tajlande, përderisa i është thënë se nëse nuk shkon atje nuk ka të drejt të shkoj në klubet tjera në vendin tonë dhe ne rajon.

Çuditërisht, në sot e shohim kërkesën për të kaluar tek KV DRITA gjë qe për ne është e papranueshme dhe skandaloze, përderisa në po bëhemi gati për garat në Ligën Ballkanike! Lojtar i Adriatik Berisha i ka shlyer edhe postimet si kjo me poshtë, si duket me qëllimet e sikronizuara me drejtuesit e klubit për të cilin synon të luaj dhe një jave para afatit te fundit te transfereve i ka kthyer pagesat që janë bërë nga klubi ynë qe rrjedhin si detyrim nga marrëveshja.

Image

Nga këto lëvizje të ulëta, klubi është dëmtuar dhe sigurisht që kryesia e klubit ka vendosur që të nisë padi ndaj lojtarit Adriatik Berisha, dhe akterëve tjerë që kanë të bëjnë me ketë çështje, si dhe do t’i ngrijë raportet e bashkëpunimit, deritash miqësore me KV DRITA deri në sqarimin e këtyre Çështjeve.

KV PEJA ka qene dhe mbetet promotor i rendit dhe perfilljes së rendit se predispozitave morale dhe etike, dhe prezantuese e denjë e volejbollit kosovar brenda dhe jashtë vendit”, reagon KV Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat