Shqipëria demolon Kosovën

Volejboll

Shqipëria demolon Kosovën

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 11:46
Shqipëria demolon Kosovën

Shqipëria demolon Kosovën! Një humbje e thellë që disi mundohet ta arsyetojë FVK.

"Kosova U20 zhvillon ndeshjen e parë në Kampionatin Ballkanik, kundër Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës U20 në volejboll, ka luajtur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Ballkanik, të vlefshëm për këtë grupmoshë, i cili po zhvillohet në Shqipëri.

"Dardanët", e udhëhequr nga trajneri Blendi Haxhikadrija, luajtën pikërisht kundër nikoqirit, Shqipërisë.

Ishte ndeshje të cilën e fitoi Shqipëria me rezultat 3-0 (25:22, 25:15, 25:15), derisa pati shkëndija inspiruese në disa momente edhe nga djelmoshat kosovarë.

Kosova tregoi paraqitje solide në setin e parë, siç nënvizohet edhe nga rezultati i ngushtë, por në setet pasuese nikoqirët ishin më efikas.

Ndeshjen e radhës, në kuadër të Grupit A të këtij Ballkaniku, Kosova e zhvillon nesër - e mërkurë - kundër Turqisë, me fillim nga ora 20:00", shkruan në faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat