Reprezentuesja e Kubës përforcon Skenderajn

Volejboll

Reprezentuesja e Kubës përforcon Skenderajn

Nga: K. G. Më: 8 shtator 2022 Në ora: 12:27
Egli Sabin Terry

Skenderaj është prëforcuar me reprezentuesen e Kubës, Egli Sabin Terry.

Është e gjatë për një volejbolliste cilësore dhe që luan në dy pozicione, e gjatë 184 centimetra.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje edhe me një tjetër reprezentuese shumë cilësore nga Kuba.

Egli Sabin Terry luan në dy pozicione, organizatore e lojës dhe kryesulmuese, prandaj mendojmë që është një transfer shumë i qëlluar e cila do të rris cilësinë e ekipit tonë.

Egli ka zgjedhur KV Skenderaj pasi qe e ka bindur projekti i madh dhe investimi ne klub”, njofton mes të tjera klubi skenderajas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat