Heshtja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, përballë skandalit

Volejboll

Heshtja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, përballë skandalit

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2022 Në ora: 12:30
Mejdi Mehmeti dhe Naser Krasniqi, ditë më parë firmosen fuzionimin

Federata e Volejbollit e Kosovës, deri me sot nuk e ka pa të arsyeshme (në asnjë formë) të sqarojë opinionin e volejbollit për skandalin e fundit!

Heshtja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, përballë skandalit, nuk është lajm i mirë për komunitetin. 

Përderisa klubi Prishtina –F dhe M- Technologie, kanë nënshkruar një marrëveshje për fuzionim dhe është vulosur dokumenti, dokument që u dërgua në federatë, pastaj njëra palë i bie pishman, ndërsa për këtë rast FVK nuk e sheh të arsyeshme në asnjë rrethanë të jap sqarime  profesionale përmes një letre të hapur, kjo është e habitshme.

Image

Dokumenti i nënshkruar nga klubet Prishtina F dhe M-Technologie 

Vallë, a ka frikë FVK që të thotë të vërtetën para këtij rasti të pazakontë apo i druhet se Naser Krasniqi është drejtor i kombëtareve të Kosovës dhe po i shmanget këtij rasti?  

Pavarësisht pozitës që ka Krasniqi, federata profesionalisht duhet të sqarojë opinionin dhe nuk ka asgjë të keqe sepse edhe Krasniqi është sportist dhe i respekton rregulloret! Federata është institucion, i ka organet e saja që merren me problematika dhe klubet janë nën ombrellën e saj, nuk ekzistojnë klubet shkel e shko.

Nëse klubet nuk janë nën ombrellën e saj dhe veprojnë si iu teket atyre, përse ekziston federata dhe organet përkatëse?   

Prishtina – F, hapur e thotë se –M-Technologie e prishi marrëveshjen! E dyta, përfaqësuesi zyrtar i M-Technologie, Naser Krasniqi, e ka pranuar se marrëveshja është nënshkruar por nuk është noterizuar!

“Klubi volejbollistik  M - Technologie (anëtar i Superligës A) është e vërtet se përmes meje si përfaqësues i klubit ka kërku që të bëhet bashkimi apo fuzionimi me klubin e Prishtinës (anëtar i Superligës B). 

Ideja ishte që pas shumë ndryshimeve në ekipin tonë në çdo aspekt si me fond të lojtareve edhe atë material ta formojmë një bashkim të dy klubeve dhe të forcojmë ekipin.

Marrëveshja u nënshkrua në mes të dy udhëheqësve të ekipeve dhe sipas informatës sime me shpejtësi u dërgu në federatë pa u nënshkru dhe noterizu kontrata që do të kishte fuqi ligjore”, ka reaguar mes të tjera Krasniqi.

Nga ana tjetër Prishtina - F, mes të tjera kishte reaguar: “Më lejoni të ju drejtohem duke reaguar dhe kërkuar sqarime shtesë për vendimin e marrë nga Federata e Volejbollit të Kosovës për anulimin e njëanshëm dhe mosnjohjes së marrëveshjes pas pajtimit të të dy palëve për fuzionimin e dy klubeve M-Technologie dhe Prishtina femrat.

Si rezultat i këtij vendimi tendencioz dhe aspak i mbështetur në legjislacionin në fuqi të Federatës, Shprehim zhgënjimin dhe indinjatën e thellë që klubi Prishtina femrat është dëmtuar direkt dhe indirekt duke u eliminuar si pjesëmarrëse në Superligën A në konkurrencën e femrave për edicionin e ri të garave 2022/2023 dhe prishjes të imazhit të klubit para donatorëve tanë".

Kemi kontaktuar tre njohës të sportit, të cilët dëshirojnë të mbesin anonim. Njëri është zyrtar i lartë nga sportet kolektive, i cili thotë: “Nëse marrëveshja është e nënshkruar dhe është e vulosur, puna është e qartë. Pala që i ka ra pishman, nuk ka çfarë të kërkojë më në gara”.

Dy njohës tjetër e quajnë skandal dhe sipas tyre, është dashur të reagojë Federata dhe të sqarojë këtë punë për opinion, jo të hesht, sepse është një rast i pazakontë, i rëndë dhe në të ardhmen mund të përsëritet edhe nga klubet tjera dhe të vije deri të konflikti! “Kemi raste që një person ka pesë klube në emër të vetin në disa sporte në Kosovë, Këto gjëra duhet të pastrohen”.

“Nëse dokumenti ka shkuar i vulosur nga dy klubet, organet e federatës i kanë rregulloret dhe sigurisht Nen-in e posaçëm, se si duhet të veprohet në këtë rast. Asnjë federatë nuk guxon të ekziston pa rregullore”, tha një njohës i sportit.  

Njëri prej tyre thotë, pala që i bie pishman pasi të nënshkruhet dhe vuloset dokumenti, është humbëse. Pavarësisht kësaj, Prishtina F dhe M-Technologie, kanë dhënë shpjegimet e tyre, Federata e Volejbollit e Kosovës, duket se është e pafuqishme të reagojë në këtë rast, të tregojë a është federuar lista e Prishtina F pas fuzionimit dhe kur është dorëzuar dokumenti?

Prandaj e ka zgjedhur heshtjen! Pse e ka zgjedhur heshtjen? A mos vallë synon t’i shmanget përplasjeve pavarësisht me cilin klub?

Ky rast nuk guxon të heshtet as nga FVK; por profesionalisht dhe sipas rregullove që ka në fuqi, duhet të sqarojë rastin.

Nëse janë të pafuqishëm në këtë rast, pra që të sqarojnë opinionin, organet përkatëse që merren me këtë punë, është akt moral që të japin dorëheqje nga pozitat e tyre!

Çdo sport i ka rregullat, pra rregulloret e veta dhe duhet të veprojë konform rregulloreve dhe ky rast i pazakontë të sqarohet nga faqja zyrtare e federatës sepse sërish mund të kemi raste të tilla në të ardhmen! Heshtja e federatës është e pakuptueshme.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat