Jehona përshëndetet me lojën vepruese

Volejboll

Jehona përshëndetet me lojën vepruese

Nga: K. G. Më: 21 shtator 2022 Në ora: 22:46
Jehona Berisha

Jehona Berisha përshëndetet me lojën vepruese në volejboll. Ajo për 13 vite ka dhënë kontribut si volejbolliste duke luajtur në disa klube, së fundi u paraqit për M-Technologie.

Jehona ka luajtur në pozitën e qendrës dhe ka qenë ndër lojtaret më të dalluara në Kosovë.

“Volejboll, të dhashë shumë ditë të jetës sime dhe në këmbim, ti me mësove rëndësinë e praktikës, përkushtimit dhe durimit.

Ka qenë një kohë e pabesueshme që nuk do ta harroj kurrë, mbaj mend që kur fillova këtë lojë gjithmonë kisha një buzëqeshje ne fytyrën time dhe sot po buzëqesh përsëri duke menduar për të gjitha kujtimet e bukura që kam pasur me lojën.

Faleminderit që më dhe titullin sportiste!

Gjithmonë do të jem fansja juaj më e madhe!”, ka shkruar mes të tjera Jehona në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat