Partizani mund Skënderbeun

Volejboll

Partizani mund Skënderbeun

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 14:55
Partizani mund Skënderbeun

Partizani dhe Tirana janë dy ekipet finaliste të Kupës së Federatës në volejboll për femra.

Një derbi kryeqytetas që pritet me mjaft interes.

Këto dy skuadra u kualifikuan pas përfundimit të takimeve gjysmëfinale luajtur sot pasdite në sallën e lojërave në Farkë.

Në gjysmëfinalen e parë, Partizani fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut kampion (25-13, 25-18, 15-25, 25-18). Një ndeshje e dominuar nga të kuqtë, që patën epërsi në shumicën e kohës. Skënderbeu reagioi vetëm në setin e tretë, duke rihapur përkohësisht ndeshjen, por pa mundur të përmbysë dot shifrat.

Në sfidën e dytë, Tirana mposhti 3-0 (25-18, 25-11, 25-12) Barleti Volley në një derbi të komanduar vazhdimisht nga volejbollistet bardheblu. Skuadra barletase nuk pati shumë mundësi të rivalizojë, duke u dorëzuar shpejt, ndërsa Tirana ishte ndjeshëm superiore në parket, duke e merituar fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat