Fushë Kosova fiton derbin

Volejboll

Fushë Kosova fiton derbin

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 23:22
Fushë Kosova

Xhiroja e parë në Superligën A, femrat, është hapur me dy ndeshje tejet interesante, Feronikeli - Skenderaj dhe Fushë Kosova - Fer Volley.

Përballje fantastike ishte ajo mes Fushë Kosovës dhe Fer Volleyt, e cila përfundoi në të mirë të nikoqirëve me rezultat 3-2.

Fer Volley konsiderohej favorit në letër marrë parasysh paraqitjet impresive nga sezoni i kaluar, ku luajti në të gjitha finalet kompetitive në volejbollin kosovar, por investimet dhe lëvizjet e suksesshme të Fushë Kosovës gjatë afatit kalimtar, dolën të jenë kruciale në rezultatin përfundimtar.

Ishte ndeshje spektakolare dhe një ngazëllyese për gurmanët e volejbollit, derisa të dy ekipet luftuan fuqishëm për pikët e para këtë edicion.

Në fund, Fushë Kosova ngadhnjeu me rezultat 3-2.

Në takimin tjetër, Skenderaj triumfoi kundër ekipit nga Drenasi me rezultat 3-0, duke dominuar në dy setet e parë, me Skenderajn që rezistoi në setin e fundit por eventualisht u desh të pajtohej me disfatën.

Ndeshja mes Dritës dhe M-Technologie, e cila luhet të dielën me fillim nga ora 17:00, mbyll xhiron e parë në konkurrencën e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat