Partizani dhe Barleti Volley marrin frenat e Superligës

Volejboll

Partizani dhe Barleti Volley marrin frenat e Superligës

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 19:13
Partizani dhe Barleti Volley marrin frenat e Superligës

Janë mbyllur sot ndeshjet e javës së dytë të Superligës në volejboll për femra. Pas Skënderbeut që luajti të shtunën edhe Partizani e Barleti Volley fitojnë në ndeshjet e radhës, duke krijuar një trio në krye të klasifikimit.

Partizani arriti një fitore të lehtë ndaj Korabit në fushën e këtij të fundit me rezultatin 3-0. Të trija setet u dominuan nga kryeqytetaset, që i fituan ato me diferenca të mëdha pikësh: 25-12, 25-9, 25-10.

Jashtë fushe triumfon edhe Barleti Volley, që në Durrës mundi 3-1 (25-19, 26-24, 21-25, 25-22) Teutën vendase. Durrsaket rivalizuan shumicën e kohës dhe synuan fitoren, por pa sukses, pasi ekipi barletas ishte më i saktë dhe e meritoi fitoren.

Në ndeshjet e javës së parë të Kategorisë së Parë për femra, ekipi i Elbasanit fitoi 3-0 (25-19, 25-15, 25-13) ndaj Mirditës jashtë fushe. Fiton edhe Pogradeci, që në fushën e tij mundi 3-1 Flamurtarin (25-22, 20-25, 25-10, 25-17).

Superliga-Femra, java e dytë

Lushnja – Tirana, 0-3

Vllaznia – Skënderbeu, 1-3

Korabi – Partizani, 0-3

Teuta – Barleti Volley, 1-3

Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Barleti Volley 6 pikë, Partizani 6 pikë, Tirana 3 pikë, Lushnja 3 pikë, Teuta 0 pikë, Vllaznia 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e parë

Mirdita – Elbasani, 0-3

Pogradeci – Flamurtari, 3-1

Renditja: Elbasani 3 pikë, Pogradeci 3 pikë, Flamurtari 0 pikë, Mirdita 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat