Ferizaj befason Dritën

Volejboll

Ferizaj befason Dritën

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 17:41
Ferizaj befason Dritën

Ferizaj ka regjistruar një fitore të mundimshme por të rëndësishme kundër Dritës, të vlefshme për xhiron e pestë të Superligës A, meshkujt.

Ishte një ndeshje tejet e baraspeshuar dhe interesante të shikohej deri në pikën e fundit, me ferizajasit që në fund triumfuan me rezultat të ngushtë 3-2.

Seti i parë u takoi nikoqirëve (Ferizajt), 25-15, derisa dy të tjerët i fituan mysafirët me rezultat 20-25 dhe 15-25. Megjithatë, Ferizaj u rikthye duke fituar dy të ardhshmit 25-16 dhe 15-12, eventualisht për t'u shpallur fitues.

Pas kësaj fitoreje, Ferizaj grumbullon katër pikë, ndërsa Drita dhjetë pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat