Fer Volley mposht Fushë Kosovën

Volejboll

Fer Volley mposht Fushë Kosovën

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 23:01
Fer Volley

Fer Volley ka mposhtur Fushë Kosovën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Superligës A, femrat, me rezultat 3-0, të dielën mbrëma.

Ishte një përballje e dominuar nga ferizajaset, por që edhe mysafiret treguan lojë pozitive në disa pikë mirë të fituara.

Fer Volley fitoi setin e parë 25-21, për të vazhduar me një triumf 25-19 në të dytin, derisa setin e tretë e fitoi, eventualisht për t'i fituar tri pikë, me rezultat 25-22.

Pas kësaj fitoreje, Fer Volley grumbullon 10 pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në bilancine pesë pikëve pas gjashtë ndeshjeve të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat