Ferizaj fiton derbin ndaj Pejës

Volejboll

Ferizaj fiton derbin ndaj Pejës

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 22:27
Ferizaj fiton derbin ndaj Pejës

Ferizaj regjistron fitore të madhe kundër Pejës!

Ferizaj ka arritur një fitore të madhe kundër kampiones dhe lideres së deritashme të Superligës A, meshkujt, Pejës, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së tetë.

Setin e parë ferizajasit e fituan me rezultat 25-21, për të arritur fitore 25-20 në të dytin, derisa të tretin, i cili edhe ia dhuroi pikët e plota, me rezultat 25-19.

Pas kësaj fitoreje, Ferizaj grumbullon 15 pikë dhe tash ka vetëm një pikë diferencë me pejanët, të cilët kanë 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat