Kur u themelua KVF Drita?

Volejboll

Kur u themelua KVF Drita?

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 12:30
Kur u themelua KVF Drita?

KV Drita u formua ne 1982 nga profesor Hajrush Fazliu në kuadër të shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan. 

Në 1984-1989 dominon në të gjitha garat e organizuara në Kosovë dhe atë pa asnjë humbje. Në 1991 merr emrin DRITA si të gjitha klubet nga qyteti Gjilanit.

1984-1989 - Dominon në të gjitha garat e organizuara në Kosovë dhe atë pa asnjë humbje të vetme, gjatë kësaj kohe ishte dy herë pjesëmarrëse në garat kualifikuese për rangim në Ligën e Dytë federative të ish-Jugosllavisë (JUGU) në: Beqej dhe Prilep.

Në vitin 2010 behet transformimi i Shkollës së Volejbollit në Akademinë e Volejbollit “Drita”, me iniciativën e Lorik Ilazit dhe përkrahjen e shumë personazheve te njohur nga bota, mes së cilëve edhe përfaqësuesi i SHBA-ve, Donald Suxho, i cili në mars të 2010-tës ishte prezent në ceremoninë̈ e inaugurimit të kë̈saj akademie, i ftuar pë̈r të ndihmuar në themelimin e saj.

Pjesëmarrëse për herë të parë në Historikun e volejbollit Kosovar CEV Champions League ne vitin 2016.

Pjesëmarrës në të gjitha kompeticionet e mundshme për ekipe ne Evrope si:

Vitin 2016 Champions League mbas eliminimit ne CEV Cup
Vitin 2018 ne kupen Ballkanike “Balkan CUP Ëomen”
Vitin 2019 Cev Challenge CUP 
Vitin 2020 ne CEV Cup

Vitin 2021 ne kupën Ballkanike “Balkan CUP Women”

KV Drita është një nga ekipet me prestigjioze ne volejbollin e femrave në Kosovë me një historik shume te pasur e te mbushur me trofe ku mund te përmendim:

Kampione ne ligen rajonale te Kosovës në atë kohëe: 1984, 1985, 1986, 1987, 1988, 1989, Kampion i Kosovës pas pavarësimit në sportit në Kosovë në vitet 1993, 1994, 1995, 1996, 1998, 2016, 2017, 2018, 2019, 2021, 2022.

Fituese e kupës së Kosovës në vitet 1992, 1993, 1994, 1995, 1996, 2014, 2015, 2016, 2017, 2020, 2022.

Fituese e Superkupës së Kosovës në vitet 2015, 2017, 2017, 2020
Fituese e Kupës së FVK ne vitet 2015, 2016, 2017, 2018.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat