Skënderbeu mposht kampionen e Kosovës

Volejboll

Skënderbeu mposht kampionen e Kosovës

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 19:33
Skënderbeu mposht kampionen e Kosovës

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilani, eliminohet nga Kupa e Pavarësisë.

Ekipi i Skënderbeut të Korçës (femrat) është finalisti i parë i Kupës Pavarësia 2022 duke mundur në gjysmëfinale me rezultatin 3:0 ekipin e Dritës.

Kjo ndeshje plot emocion dhe rivalitet nga të dyja ekipet çeli siparin e turneut "Kupa Pavarësia 2022" e organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK) në kuadër të 110 Vjetorit të Pavarësisë.

Pas pak, në ambjentet e Palestrës së Lojërave në Farkë pritet të fillojë gjysmëfinalja e dytë e femrave midis ekipit të Partizanit dhe ekipit të Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat