M-Technologie mposht Fushë Kosovën

Volejboll

M-Technologie mposht Fushë Kosovën

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 00:43
M-Technologie

M-Technologie mposht Fushë Kosovën në përballjen e xhiros së dhjetë!

M-Technologie ka mposhtur Fushë Kosovën si nikoqire, në ndeshjen e cila u zhvillua të premten mbrëma, në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës A të Kosovës në volejboll.

Vashat e trajnerit Naser Krasniqi patën punë të vështirë, derisa hasën në një rezistencë të madhe të mysafireve, por eventualisht arritën të triumfojnë 3-2 (17:25, 25:19, 22:25, 25:21, 15:12) në sete.

Pas kësaj fitoreje, M-Technologie grumbullon 12 pikë në pozitën e katërt, ndërsa Fushë Kosova pozicionohet një vend më poshtë me nëntë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat