Luboteni mposhtet nga Tirana

Volejboll

Luboteni mposhtet nga Tirana

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 21:33
Luboteni mposhtet nga Tirana

Luboteni mposhtet nga Tirana në gjysmëfinalen e Kupës "Pavarësia"!

Ekipi nga Superliga A e Kosovës, meshkujt, Luboteni ka pësuar disfatë nga Tirana në palestrën "Farkë", të shtunën mbrëma, në kuadër të turneut të organizuar për 110 vjetorin e Pavarësisë, i cili po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

Luboteni u mposht nga ekipi nikoqir me rezultat 3-0 (25-16, 26-24, 25-17) në sete.

Tirana në finale do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales tjetër që luhet mes Pejës dhe Partizanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat