Gjinovci: Vijmë në kohën e rikapitullimit 

Volejboll

Gjinovci: Vijmë në kohën e rikapitullimit 

Më: 1 janar 2023 Në ora: 11:55
Gjinovci: Vijmë në kohën e rikapitullimit 

Drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, e vlerësojnë si vit të mirë vitin 2022.

“Vijmë në kohën e rikapitullimit të asaj çka lamë prapa në 12 muaj, plot adrenalinë, emocion e sukses.
Volejbolli na bëri bashkë në shumë ditë të bukura të vitit, duke lënë gjurmë të reja, si sporti ekipor më së larti i ranguar.

Pika ku ka arritur volejbolli kosovar është standard i ri, e këtë e dëshmon numri i madh i garave, niveli gjithnjë e në rritje, investimet e klubeve e deri te fokusi i veçantë te Kombëtarja A dhe kombëtaret tjera zinxhirore.
Në këtë linjë, ardhja e legjendës shqiptare të volejbollit dhe ish-kapitenit të SHBA-ve, Donald Suxho si përzgjedhës i grupmoshave U17 te vajzat, ishte qershia mbi tortë.

Suxho do të sjellë impakt e rezultatet e angazhimit të tij do të jenë shumë shpejt të dukshme.

Ky ndikim pritet të shihet qysh në garat e para të grupmoshës U17 në arenën ndërkombëtare.

FVK për punën e saj mori nota të larta vlerësimi nga CEV dhe FIVB, e si rezultat na u besua projekti 1 vjeçar për trajnerë, i cili ka mundësi vazhdimi edhe në vitet tjera

FIVB e mbështeti FVK-në edhe me shtresën profesionale për ndeshjet e volejbollit e njohur si teraflex
Aktivitetet U19 dhe U20 të grupmoshave, vunë në pah edhe një herë dëshirën e vullnetin e FVK-së, për të investuar me ngulm në të ardhmen e këtij sporti.

Vera e 2022-tës solli në Kosovë edhe BVA Kampionatin Ballkanik të U19 (vajzat) dhe U20 (djemtë), garë e cila përveç faktit që u organizua në nivelin më të lartë, poashtu u transmetua për herë të parë drejtpërdrejt ne transmetuesin publik (RTK).

Grupmoshat U18, U20 dhe U22 ishin pjesë e të gjitha aktiviteteve me një numër të madh të ndeshjeve dhe duke u dhënë hapësirë të rinjëve të kenë më shumë ndeshje e poashtu të përfitojnë përvojë të madhe në hapat e tyre të parë, me synim për ndërtimin e një karriere të pasur.

Gjatë vitit 2022, nuk kam sesi ta harroj organizimin fantastik të garës së finaleve të Kupës së Kosovës në volejboll.
Fituesi më i madh ishte volejbolli, kurse FVK vuri standard të lartë edhe në organizimin teknik të garave të këtij sporti.
Kjo reflektoi në vijim edhe në ndeshjet tjera të Play-OFF, në rritjen e shikueshmërisë, e cila së bashku me nivelin e volejbollit dhe investimet e skuadrave, i dhanë shkëlqiminne duhur sportit të rrjetës.

Jam shumë i gëzuar që kemi rritje të numrit të ekipeve seniore dhe juniore, bashkë me të cilat vëheret rritje e numrit të sponsorëve, donatorëve dhe mbështetësve të FVK-së.

2022 vumë bazë të mirë për ato që na presin në vitet e ardhshme, e kjo u bë me rritjen e numrit të ndeshjeve për grupmoshat U14, U16 dhe U18.

Pasi një vit më parë, FVK e fitoi edhe gjyqtarin e parë me thirrje të FIVB-së, me po kaq entuziazëm e profesionalizëm i jemi çasur punës për ngritjen e mëtutjeshme të kuadrove tona, me theks të veçantë trajnerëve dhe gjyqtarëve 

Kampet grumbulluese dhe stërvitore për grupmoshat, jo vetëm që vazhduan me ritmin e zakonshëm, por numri i ditëve të organizimit të tyre u rrit dhe kjo po vazhdon të ketë ndikim pozitiv.

Së bashku me FSHV-në, hapëm kapitullin e ri, duke e jetësuar Ligën “Gjergj Kastrioti”, garë e cila solli përfshirje serioze të ekipeve më të mira nga Kosova e Shqipëria.

FVK përfaqësohet në Ligën “Gjergj Kastrioti” me 8 ekipe, 4 te djemtë dhe 4 te vajzat.

Kupa “Pavarësia” poashtu po merr formë nga viti në vit dhe ka sjell impakt të jashtëzakonshëm në pasurimin e cilësisë së volejbollit tonë.

Puna e mirë që është bërë gjatë tërë vitit, reflektoi me licensimin e FVK-së nga MKRS-ja, sipas afateve të parapara.
Volejbolli në 2022, e tregoi pse është sporti numër 1 ekipor në kategorizim dhe i dyti në përgjithësi, pas xhudos.
Plane, angazhime e suksese të reja na presin në 2023.
Uroj të ketë vit i begatshëm, duke gëzuar shëndet të plotë dhe me urimin që të rradhitni suksese të reja”,
ka shkruar Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat