Tirana dhe Peja komandojnë Grupin A

Volejboll

Tirana dhe Peja komandojnë Grupin A

Më: 14 janar 2023 Në ora: 20:41
Pamje nga një ndeshje

Liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, turneu që bashkon ekipet nga Shqipëria e Kosova, ka zhvilluar sot tri nga 4 takimet e javës së tretë. Tirana e Peja komandojnë në Grupin A me nga 6 pikë, pas fitoreve arritur sot.

Bardheblutë mposhtën me lehtësi 3-0 (25-16, 25-9, 25-22) kosovarët e Skënderbeut, në një ndeshje të dominuar nga kampionët e Shqipërisë. Në ndeshjen tjetër, Peja mposhti në fushën e saj 3-1 Erzenin (25-19, 18-25, 25-18, 25-19).

Në Grupin B, kosovarët e Ferizaj marrin kryesimin pas fitores me përmbysje 3-1 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur nëShkodër (26-24, 14-25, 14-25, 12-25). Ditën e diel do të luhet sfida mes Lubotenit dhe Partizani.

Liga Gjergj Kastrioti – Grupi A, Meshkuj (java 3)

Peja – Erzeni, 3-1

Tirana – Skënderbeu Kos.,3-0

Renditja: Tirana 6 pikë, Peja 6 pikë, Erzeni 2 pikë, Skënderbeu Kos. 1 pikë.

Liga Gjergj Kastrioti – Grupi B, Meshkuj (java 3)

Vllaznia – Ferizaj, 1-3

Luboteni – Partizani, 15 janar

Renditja: Ferizaj 5 pikë, Partizani 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Luboteni 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat