Kosova U17 e gatshme për kualifikueset e Evropianit

Volejboll

Kosova U17 e gatshme për kualifikueset e Evropianit

Më: 17 janar 2023 Në ora: 14:32
Kosova U17 e gatshme për kualifikueset e Evropianit

Kombëtarja U17 e Kosovës po kryen të gjitha përgatitjet e duhura para kualifikueseve të Kampionatit Evropian U17, të cilat do të zhvillohet mes datave 18-22 janar, në Ankara të Turqisë.

Kosova do të jetë pjesë e Grupit B, së bashku me Rumaninë, Bullgarinë dhe Moldavia.

Gjeni të paraqitur grafikisht orarin e ndeshjeve të cilat vashat kosovare, të udhëhequra nga Donald Suxho, do t'i zhvillojnë në Turqi.

Ekipi Kombëtar U17 i Kosovës do të niset sot në drejtim të kryeqytetit turk ku do të vazhdojë përgatitjet para ndeshjes së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat