Volejbollistet e Kosovës në Ankara

Volejboll

Volejbollistet e Kosovës në Ankara

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:47
Volejbollistet e Kosovës në Ankara

“Dardanet” e grupmoshës U17 në mëngjesin e martës janë nisur në drejtim të Turqisë, aty ku do të zhvillojnë kualifikimet për CEV Kampionatin Evropian U17.

Volejbollistet e drejtuara nga Donald Suxho dhe stafi teknik në përbërje prej, Vlora Berisha, Istref Elezaj, fizioterapeuti Ervin Meqikukiqi dhe menaxheri i ekipit Lorik Ilazi është dashur të kalojnë përmes Stanbollit për të arritur në destinacionin final, Ankara.

Në Stamboll, Kosova ka takuar edhe dy ekipet rivale të grupit Bullgarinë e Rumaninë, të cilat së bashku edhe me Moldavinë, e përbëjnë grupin B të kualifikimeve.

Ditën e sotme, me të arritur në Ankara në orën 17:30, vashat tona do ta kenë stërvitjen e parë në Turqi.

Ndërkohë sfida e parë e volejbollisteve tona zhvillohet të mërkurën në orën 18:00 (koha e Kosovës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat