Kosova U17 zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes së parë

Volejboll

Kosova U17 zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes së parë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 14:49
Kosova U17

Kosova U17 zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes së parë kualifikuese të Evropianit!

Kombëtarja e Kosovës U17, femrat, nën drejtimin e përzgjedhësit Donald Suxho dhe stafit të tij, ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Ankara të Turqisë, para përballjes hapëse të kualifikueseve të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë.

Vashat "Dardane" do të ndeshen me Rumaninë në përballjen e parë sot, e mërkurë, me fillim nga ora 18:00.

Stërvitja e dytë në Ankara u përcoll me atmosferë të mirë brenda ekipit, derisa u aktivizua formacioni në kapacitet të plotë i lojtareve, pa asnjë lëndim.

Gjithçka shkoi sipas planit dhe përzgjedhësi është ndarë i lumtur nga angazhimi i vashave në palestër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat