Kosova mposhtet nga Rumania

Volejboll

Kosova mposhtet nga Rumania

Më: 18 janar 2023 Në ora: 22:06
Kosova U17

Kombëtarja U17 e Kosovës, femrat, ka pësuar disfatë nga një rival me shumë kualitete dhe eksperiencë siç është Rumania, të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, në Ankara të Turqisë.

Vashat e drejtuara nga përzgjedhësi Donald Suxho u munduan të rezistojnë sidomos në setin e tretë, duke zvogëluar diferencën në vetëm tre pikë, por nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar humbjen.

Dardanet u mposhtën 3:0 (25:17, 25:16, 25:22), por fituan eksperiencë të re, derisa kjo, për shumicën e lojtareve, ishte eksperienca e parë në një ndeshje ndërkombëtare.

Megjithatë, mbetet një mundësi e mirë për përzgjedhësin Suxho të piketojë pikat e dobëta dhe të ndërmarrë masat e nevojshme para ndeshjeve tjera.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Bullgarisë, të enjten, me fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat