Kosova fiton ndaj Moldavisë

Volejboll

Kosova fiton ndaj Moldavisë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 21:15
Kosova

Kosova regjistron fitore të madhe me përmbysje në kualifikueset e Kampionatit Evropian!

Sfidën e fundit në Grupin B të kualifikimeve evropiane për grupmoshën U17, Kosova e zhvilloi përballë Moldavisë.

Vashat tona i dhanë leksion moldaveve, nga seti i dytë e tutje, duke dominuar takimin në secilin aspekt.

Deri te fitorja e parë në keto kualifikime, Kosova arriti falë një performance jashtëzakonisht të mirë dhe rritjes hap pas hapi në secilën ndeshje.

Pas dy humbjeve radhazi nga Rumania e Bullgaria, Kosova e demoloi Moldavinë 3:2.

Setin e parë Kombëtarja jonë e humbi në saje shumë të gabimeve.

Vetëbesimi i tepruar dhe nënvlerësimi i kundërshtarit, i kushtuan Kosovës me humbjen e setit të parë 25:22.

Kriza në rezultat u bart edhe në hapje të setit të dytë, kur Kosova e fillon me seri negative 3:0 e pastaj edhe 7:1.

"Dardanet" detyrohen ta ndjekin rezultatin duke e afruar disavantazhin në dy pikë, te rezultati 9:7.

Barazimin e parë në këtë set Kosova e prek te shifrat 13:13.

Rezultati mbeti i ngushtë deri në fund të setit të dytë, të cilin në fund e fiton Kosova 25 me 23.

Seti i tretë prapë fillon keq për Kosovën. Vajzat tona ngecin 6:1 ne hapje te ketij seti.

Një seri e mirë e mundëson barazimin në 10:10. Kosova ngec ne rezultat madje deri në 6 pikë të rezultati 23:17.

Por një seri e mirë e volejbollisteve tona rikthen shpresën pas barazimit 23:23.

Moldavet tregohen më të vullnetshme për të arritur deri te fitorja dhe kësaj ia arrijnë, me shifrat 25:23, në setin e tretë.

"Dardanet" e nisin setin e katërt në mënyrë fantastike duke udhëhequr 8:0, e pastaj edhe 13:2.

Madje pas epërsisë 22:5, Kosova tregoi lojën të cilën është dashur ta shfaqte nga fillimi, për ta mbyllur këte set 25:6 dhe duke e dërguar ndeshjen në "tie-break".

Periudhën e fundit Kosova e nis më mirë, duke avancuar fillimisht 5:2 e pastaj edhe 10:3.

As "time-out" nuk i ndihmoi moldaveve ta merrnin veten, sidomos nga trauma e setit të katërt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat