Kosova sërish fiton ndaj Moldavisë

Volejboll

Kosova sërish fiton ndaj Moldavisë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 20:32
Kosova

Shorti deshi që pas fazës së grupeve, në garë për plasman, Kosova të ndeshej edhe në ditën e katërt me të njëjtin kundërshtar që e mposhti të premten, Moldavinë.

Kosova e regjistroi fitoren e dytë radhazi ndaj të njëjtit kundërshtar, duke e mposhtur 3:0.

Nga fillimi i ndeshjes, vashat tona nuk lejuan surpriza.

Setin e parë e mbyllin 25:13, për t'u treguar moldaveve, se dy setet që i morën një ditë më herët, ishin vetëm rastësi.

Në periudhën e dytë, Kosova tentoi të ndryshonte në formacion, pasi përzgjedhësi Donald Suxho i dha hapësirë edhe volejbollisteve që patën më pak minuta.

Kjo reflektoi në rezultat, duke e bërë më te ngushte ne setin e dyte, për fitoren e Kosovës 28:26.

Setin e tretë e gjen Kosovën prapë të disponuar dhe gatshme të tregonte potencialin e saj.

Nga fillimi i këtij seti, vajzat tona e patën epërsinë, të cilën e ruajtën deri në fund, për ta fituar setin e tretë 25:18.

Pas fitores në këtë ndeshje, Kosova arriti bilancin e dy fitoreve e dy humbjeve nga katër ndeshjet e para në kualifikimet për Kampionat Evropian, për grupmoshën U17.

Kundërshtari i fundit në këtë garë në luftë për pozitën e pestë, është Mali i Zi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat