Husaj i bashkohet stërvitjeve të Golden Eagle Therandës

Volejboll

Husaj i bashkohet stërvitjeve të Golden Eagle Therandës

Nga: K. G. Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:44
Husaj

Klubi i volejbollit Golden Eagle Theranda ka synime të mëdha për pjesën e dytë të kampionatit.

Në klubin therandas po bëhet një punë e madhe nga Xhavit Mustafa dhe Faton Mustafa.

Pas përforcimit me volejbollistin e kombëtares së Venezulës, Luis Matia Arias, klubi therandas në stërvitje i bashkohet edhe Dardan Husaj, vëllau i volejbollistit të mirënjohur Gazmend Husaj. 

Dardan Husaj luan në pozitën e pranuesit dhe vjen nga radhët e klubit kryeqytetas, Prishtina Volley.

Therandasit me lojtarin nga Venezuela dhe ardhjen e Husajt, janë gjithnjë e më të frikshëm për rivalët që pretendojnë titullin e kampioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat