Skenderaj tregohet e fortë për M-Technologien

Volejboll

Skenderaj tregohet e fortë për M-Technologien

Më: 26 janar 2023 Në ora: 23:08
Skenderaj

Skenderaj ka mposhtur M-Technologien në përballjen e vlefshme për javën e pestë në Ligën "Gjergj Kastrioti", të enjten mbrëma.

Vashat nga Skenderaj triumfuan me rezultat 3-0 (17-25, 21-25, 22-25).

Ishte një ndeshje e dominuar nga ekipi i drejtuar nga trajneri Ylli Kadriu, derisa seti i parë u mbyll me diferencën më të lart, ndërsa në setin e tretë ekipi nga Prishtina përmirësoi paraqitjen por prapë nuk arriti të evitojë disfatën.

Ndeshjen e radhës M-Technologie e zhvillon kundër Tiranës, më 28 janar, ndërsa Skenderaj kundër Partizanit më 29 janar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat