Marre, edhe kjo ndodhi sot në Kosovë!

Volejboll

Marre, edhe kjo ndodhi sot në Kosovë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 janar 2023 Në ora: 13:01
Volejbollistet në aksion duke e mbyllur aty me najlon të madh

Në popull thonë se turpi nuk e mbyt askënd! 

Duket se janë pajtuar me turpin tash e disa muaj për gjendjen që ndodhet palestra e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj! 

Volejbollistet e Fer Volleyt në aksion dhe kjo ndodhi në ditën e sotme në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Image

Dritarja e hapur tash e disa muaj dhe ftohtë i madh, ndërsa Volejbollistet në aksion duke e mbyllur aty me najlon të madh!

Në ndihmë të volejbollisteve edhe trajneri Arlind Ibrahimi, duke iu ndihmuar që të mbyllen të gjitha vrima të paktën mos të futet ftohti me të madhe.

Image

Në vend që të nisin stërvitjet me kohë, sportistet merren me punë të pazakonta, duke e vënë najlonin dhe madje kanë marrë edhe dru të gjata për të çuar sa më lart najlonin që mos të futet ftohti, por zor të ndalet e gjitha sepse hapësira është mbi 5 metra gjerësi e gjatësi.

Kjo palestër është për marre, a ka drejtor kjo sallë dhe a e menaxhon kush këtë situatë që gjendet kjo sallë?

A është në dijeni drejtoria e sporteve dhe komuna e Ferizajt, për këtë turp në sallë që po ngjan.

Qyteti i dyti më i forti financiarisht në Kosovë, a mos vallë nuk ka para për një dritare apo nuk po gjendet askund ajo e bekuar dritare? 

Vaj halli për sportistet dhe sportistët, kanë mbetur si jetima.

“Po dridhem nga ftohti”, tha shkurt një sportiste për gazetën kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat