Kadriu: Të dielën na pret ndeshja e fundit në Skenderaj kundër Partizanit

Volejboll

Kadriu: Të dielën na pret ndeshja e fundit në Skenderaj kundër Partizanit

Më: 27 janar 2023 Në ora: 18:40
Kadriu

Skenderaj ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj M-Technologie, në kuadër të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll (femrat).

Trajneri i KV Skenderajt, Ylli Kadriu, tha se vashat e tij nuk luajtëm lojën më të mirë.

 "Jam i lumtur për këtë fitore shumë të rëndësishme, sepse me këto tre pikë edhe matematikisht e siguruam vendin e parë në grup, një xhiro para përfundimit.

Megjithatë, nuk luajtëm lojën tonë më të mirë dhe krijuam shumë mundësi për ekipin kundërshtar, megjithatë në momentet më të rëndësishme ishim më të përqendruar dhe kualiteti jonë e bëri diferencën.

Tani, të dielën na pret ndeshja e fundit në Skenderaj kundër Partizanit, nje ndeshje e cila nuk do të ndikojë asgjë në renditjen përfundimtare në grupin tonë.

I uroj vajzat për punën që po e bëjnë dhe fitoret që po i sjellin vendit tonë", tha Kadriu për faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat