Peja fiton me rezultat të ngushtë

Volejboll

Peja fiton me rezultat të ngushtë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 23:36
Peja

KV Peja arrin fitore me shumë mund kundër Erzenit në Shijak!

Peja ka mposhtur Erzenin si mysafire në palestrën "Dhimitraq Goga", në Shijak, të shtunën mbrëma, në përballjen e vlefshme për xhiron e fundit të Ligës "Gjergj Kastrioti".

Ishte një ndeshje tejet e fortë, por eventualisht pejanët arritën t'i fitojnë dy pikë, falë një fitoreje 2-3 (21-25, 25-17, 25-20, 21-25, 12-15).

Me këtë fitore, Peja kualifikohet në fazën e Play-Offit të ligës së përbashkët, nga Grupi A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat