Këtë fundjavë rikthehet volejbolli i Kosovës

Volejboll

Këtë fundjavë rikthehet volejbolli i Kosovës

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 11:47
Pamje nga një ndeshje

Këtë fundjavë, më 4 dhe 5 shkurt, fillon stinori pranveror në Superligën A të volejbollit të Kosovës, në të dy konkurrencat.

Ekipet kanë kryer të gjitha përgatitjet dhe lëvizjet e nevojshme përgjatë këtij pushimi respektivisht afati kalimtar. Secila ndeshje do të jetë derbi në vete duke marrë parasysh cilësinë e ekipeve si dhe përforcimet që kanë bërë ato.

Falë bashkëpunimit të mirë mes FVK-së dhe transmetuesit publik, këtë stinor do të kemi rritje të numrit të ndeshjeve që transmetohen në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në të dy konkurrencat, meshkuj dhe femra.

FVK u uron suksese të gjitha ekipeve të përfshira dhe kompetitivitet sportiv të fortë, siç i kanë karakterizuar gjithmonë ndeshjet në volejbollin të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat