Tirana mund Skënderbeun

Volejboll

Tirana mund Skënderbeun

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 11:00
Tirana mund Skënderbeun

Është mbyllur java e 8-të e Superligës në volejboll për femra, ku spikat fitorja 3-2 e Tiranës ndaj Skënderbeut kampion.

Takimi i luajtur në “Fahrie Hoti” ishte mjaft i fortë, me bardheblutë që fituan pas setit final, në një ndeshje maratonë (25-19, 26-24, 15-25, 20-25, 15-7).

Fiton edhe Barleti Volley, që mundi 3-0 (25-10, 25-14, 25-10) skuadrën e Korabit, ndeshje e luajtur në Peshkopi. Një ndeshje në sens unik, komanduar nga kryeqytetaset, që synojnë vendin e katërt në renditje.

Barleti merr tri pikë të rëndësishme për renditje.

Fitore të vështirë korri Lushnja, që mundi 3-2 Teutën, sfidë e hapur deri në fund (25-21, 25-12, 21-25, 22-25, 15-11).

Lushnjaret fitojnë dy setet e para, por durrsaket nuk dorëzohen dhe rikuperojnë dy setet e tjera, duke barazur 2-2. Në setin final, Lushnja është më e saktë dhe korr një fitore të rëndësishme.

Superliga-Femra, java e 8-të

Vllaznia – Partizani, 0-3

Korabi – Barleti Volley, 0-3

Lushnja – Teuta, 3-2

Tirana – Skënderbeu, 3-2

Renditja: Partizani 24 pikë, Skënderbeu 19 pikë, Tirana 17 pikë, Vllaznia 12 pikë, Barleti Volley 11 pikë, Lushnja 9 pikë, Teuta 3 pikë, Korabi 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat