Fer Volley përballet me Skenderajn

Volejboll

Fer Volley përballet me Skenderajn

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 19:05
Fer Volley

Pas një faze të grupeve që dhuroi ndeshje tejet interesante volejbolli, liga e përbashkët, "Gjergj Kastrioti" rikthehet në fundjavë me gjysmëfinalet e garës, në të dy konkurrencat.

Nga dy ekipe nga secila konkurrencë nga të dy vendet e kanë gjetur veten në gjysmëfinale, me Ferizajn dhe Pejën që do të ndeshen me Erzenin respektivisht Partizanin në konkurrencën e meshkujve.

Në anën tjetër, te femrat, ekipet e Kosovës Fer Volley dhe Skenderaj do të ndeshen me njëra-tjetrën.

Përballja tjetër do të jetë ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat