Skenderaj mposht Fer Volleyn

Volejboll

Skenderaj mposht Fer Volleyn

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 23:18
KV Skenderaj

Skenderaj ka regjistruar një fitore të rëndësishme në garën për primatin e tabelës në Superligën A, kundër Fer Volleyt, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13, të mërkurën mbrëma.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Ylli Kadriu triumfoi me rezultat 1-3 (25-21, 26-28, 19-25, 18-25), në palestrën "Bill Klinton".

Ferizajaset e nisën mirë takimin, duke fituFer Vollar setin e parë por, pas një seti të dytë shumë të fortë, Skenderaj mori këmbët dhe arriti të bëjë rikthimin e madh për të siguruar pikët e plota.

Pas kësaj fitore, Skenderaj grumbullon 32 pikë dhe zë pozitën e dytë, ndërsa Fer Volley mbetet në pozitën e tretë me 22 pikë të arkëtuara nga 13 ndeshje të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat