Fushë Kosova mposht KV Feronikelin

Volejboll

Fushë Kosova mposht KV Feronikelin

Më: 4 mars 2023 Në ora: 14:04
Fushë Kosova 

Fushë Kosova ka mposhtur Feronikelin në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 14, në Superligën A, femrat, të premtën mbrëma.

Mysafirët triumfuan në Drenas me rezultat 0:3 (8:25, 16:25, 14:25).

Feronikeli këtë sezon po luan me një ekip kryesisht të rejash, dhe Fushë Kosova ishte edhe ashtu favorite para këtij takimi.

Pas kësaj fitore, Fushë Kosova arkëton 13 pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë, ndërsa Feronikeli ka 0 pikë në vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat